Dëbora në Elbasan/ Nëna lindi për të dytën herë në kushte shtëpie, bashkëshorti: Kërkojmë ndihmë financiare

Luljeta Cora nga fshati Labinot-Katund, e bllokuar nga dëbora, lindi ditën e djeshme foshnjën e saj në kushte shtëpie në sajë të ndihmës së stafit mjekësor të qendrës shëndetësore të zonës. (Lexo këtu)

Luljeta sëbashku me foshnjen e porsalindur, të pagëzuar me emrin Manuel, fatmirësisht gjenden në gjendje të mirë shëndetësore. Por kjo nuk është hera e parë për Luljeta Corën që lind në kushte të tilla. Disa vite më parë, 25-vjeçarja solli në jetë dy binjakë, nga të cilët mbijetoi vetëm një.

Sot, Luljeta Cora rrëfeu për Report Tv se është marrë nga shtëpia e saj nga ambulanca e qendrës shëndetësore “Labinot Katund” në kushte mjaft të vështira atmosferike. "Në mëngjes më filluan dhimbjet, makina nuk erdhi se kishte rënë shumë dëborë, por erdhi ambulanca. Ishin dy infermiere që më ndihmuan fillimisht, Ismete Allushi dhe Nazmie Demiri",  u shpreh ajo, duke falenderuar më tej për të gjithë ndihmën e dhënë stafin mjekësor, si edhe kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili ka reaguar menjëherë ndaj këtij rasti. 

Ndërsa bashkëshorti i saj, babai i fëmijës, i kërkoi publikisht Ballës që ndonëse një fëmijë u ka vdekur, qeveria t'u japë çekun për lindjen e fëmijës së tretë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë