TIRANË- Policia e Shtetit ka postuar një video ku jep disa këshilla për drejtuesit e mjeteve në kushtet e dëborës dhe të akullit. Videoja ka marrë shkasë nga reshjet e dëborës që kanë filluar të bien në vend.
Këshillat e Policisë së Shtetit:
- Pastro mirë mjetin nga dëbora përpara udhëtimti.
- Në terren të ashpër mos kryej manovra të ashpra! Fërkimi i gomës me sipërfaqen e rrugës është më i vogël dhe rritet mundësia e rrëshqitjes së mjetit.
- Në ngjitje përdor marsh të ulët dhe ec me kujdes pa e shtuar gazin, por pa humbur shpejtësi!
- Në dishezë, për të ngadalësuar mjetin duhet zbritje e përshkallëzuar e marsheve.
- Qëndro lart mjeteve me distancë udhëtimi! Hapësira e frenimit në rrugë me dëborë e akull rritet dukshëm për shkak të uljes së koeficienteve të fërkimit.
- Mos rrit shpejtësinë as në rrugë të drejtë! Në kthesën e parë kur rruga është me akull, do të kesh vështirësi manovrimi.
- Një sy mbaje tek mjeti para, për të evidentuar pikat problematike në aks rrugor!
- Nëse ka dëborë në rrugë, mos kalo mbi gjurmët e mjetit para! Gomat thellojnë kanalin mbi dëborë dhe mund të bllokohesh.
- Nëse ka shumë akull e dëborë vendos zinxhirët e dëborës në rrotat aktive të mjetit.
- Zinxhirët, hiqi kur sipërfaqja asfalt të jetë e pastër, që të ruash gomat e mjetit.
- Akulli? Është më i rrezikshëm se dëbora sepse mund të mos ta shohësh. Ndaj ec me shpejtësi të ulët, pa prekur frenat.
- Mos përdor alkool!
- Mos përdor telefonin!
Postim i plotë në Facebook:
Komento