Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa

Prej tre ditësh i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq duke sjellë edhe problematika në akse të ndryshme rrugore.

Teksa sot kemi një përmirësim të motit kryeministri Edi Rama, publikoi në rrjetet sociale momente nga pastrimi dhe kriposja e rrugëve në disa akse të vendit.

“Mjetet borëpastruese, në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa”, shkroi Rama.

Më tej Rama thekson që të drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme përveç disa rrugëve rurale që vijojnë të jenë ende të bllokuara.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë