Reshjet e dendura burim aksidentesh! Vetëm pak minuta shi shkaktojnë 6 përplasje në disa qytete

Reshjet e dendura burim aksidentesh! Vetëm pak minuta shi shkaktojnë 6 përplasje në disa qytete

Pamje nga makinat e aksidentuara në qytete të ndryshme të vendit

Fundi i muajit gusht sjell uljen e temperaturave, shira të dendur dhe erëra të forta. Si pasojë e rrugëve me lagështi, në disa vende të Shqipërisë, janë regjistruar në më pak se 2 orë 6 aksidente.

Pak orë reshje të dendura shiu kanë regjistruar aksidente në Gjirokastër në aksin rrugor ‘Ura e Kardhiqit’, 2 në autostradën Fier-Vlorë, në Himarë, në Tiranë si dhe në Berat.

6 aksidentet të cilat u regjistruan si pasojë e lagështirës në rrugët e vendit fatmirësisht kanë rezultuar pa viktima, por me dëme të shumta materiale. Aksidentet me pasoja më të mëdha kanë qenë në Tiranë e Berat ku mjetet janë bërë copash ndërsa në Berat janë regjistruar dy të plagosur.

Dy të lënduar gjithashtu janë regjistruar nga aksidenti i dytë në aksin Fier-Vlorë ku siç shihen edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv mjeti ka përfunduar jashtë rruge.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Aksident në Berat, përplasen 2 makina! 'Toyota' përfundon e kthyer në një anë në rrugë, 2 të plagosur (VIDEO)

 

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimor në vendin e quajtur ‘Ura e Moravës’. Një automjet tip Toyota me targa AA 215 ZS  përplaset me mjetin tip Ford Fokus me traga AA 048 FA. Dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Nga pamjet duket se makina është përmbysur në një anë për shkak të përplasjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Dyshohet që edhe ky aksident është shkaktuar nga reshjet e shiut që përfshinë të gjithë vendin në pak minuta.

Ora 17:51
Tjetër aksident në aksin rrugor Vlorë-Fier! Makina përfundon në kanal, 2 të lënduar

1661356014_WhatsAppImage20220824at5.43.33PM.jpeg

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier për shkak të motit të keq. Në pamje duket se makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë janë lënduar 2 persona që janë dërguar me urgjencë në spital.

Ora 17:35
Aksident i rëndë në Tiranë, shtylla e tensionit bie mbi makinë! Mjeti bëhet copash (VIDEO)

TIRANË- Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë ku një makinë është përplasur me shtyllën e tensionit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti tip ‘Audi Q7’ është bërë copash pasi shtylla e tensionit ka përfunduar mbi të.

Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton për rastin. 

Ora 17:23
Aksident në Himarë, automjeti i ushtrisë përplaset me bordurën! 3 ushtarët shoqërohen drejt spitalit

HIMARË- Një aksident është regjistruar rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Qafa e Vishës’ ku një 64-vjeçar duke ka humbur kontrollin e automjetit. Për pasojë, mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, 23 vjeç dhe 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Ora 17:15
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy mjete! Shkak lagështia në rrugë (VIDEO)

VLORË- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Fier-Vlorë. Moti me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përplasjen e dy mjeteve duke sjellë dëme të shumta materiale. Ende nuk dihet sesi është gjendja e të aksidentuarve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Ora 14:36
Aksident në aksin Ura e Kardhiqit -Sarandë, 2 automjete përplasen më njëra-tjetrën

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë rruga e re. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar lëndimin e dy personave njëri prej të cilëve njëri është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës kur të dy mjetet janë përplasur teksa vinin në drejtime të kundërta. Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore e cila ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur për shkak te lagështisë në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 25/08/2022 08:16

    Mund te jesh shofer i mire por po nuk pate asfaltin qe e thith ujin dhe nuk e le persiper duke krijuar efektin Aquaplaning si dhe po nuk pate goma te mira s'ke shanse ti shpetosh daljes nga rruga.

    Përgjigju
  • danieli: 24/08/2022 19:22

    Nuk e ka fajin lageshtira por jane drejtus mjetesh idjote....

    Përgjigju
  • Tim.: 24/08/2022 19:07

    Policia thote se aksidentet jane shkaktuar per shkak te lageshtires polic te pa afte qe nuk dine se ceshte makina. Kur nuk di te udhetosh me makine kjo ndodh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm