Bashkia e Lezhës ka informuar qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët.
Për këtë arsye, sipas një njoftimi në Facebook, bashkia Lezhë informon qytetarët se mund të ketë rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitje dherash.
‘Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.
Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.’- njofton bashkia e Lezhës.