Reshjet e dendura të shiut, lumi Ishëm në Fushë-Krujë del nga shtrati! Përmbyten qindra hektarë tokë, izolohen disa familje në Murqinë (VIDEO)

 

Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Për pasojë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, duke izoluar disa familje në fshatin Murqinë të cila do të izolohen sa herë që ka shi pasi përmbytet rruga që lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër te vendit.

Reshjet vijojnë dhe pse intensiteti i tyre ka renë. Është hera e dytë brenda një harku kohore prej 20 ditësh që me qindra ha tokë përmbyten si pasojë e mos pastrimit të kanaleve të cilët nuk kullojnë.

Këto zona të cilat përmbyten si pasojë e neglizhencës totale të institucioneve, përmbyten edhe 6 apo 7 herë në vit dhe në disa raste banorët janë evakuuar me helikopter nga forcat RENEA.

Edhe pse asnjë metër kanal nuk është pastruar prej dekadash, asnjë masë nuk merret ndaj personave përgjegjës. Madje nuk ka patur kurrë asnjë hetim nga ana e prokurorisë për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate, raporton gazetari i Report Tv, Julian Shota.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, Vjosa dhe Erzeni dalin nga shtrati! 17 banesa me prezencë uji! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë (VIDEO)


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë