Reshjet me intensitet të larte që kanë rënë gjatë gjithë natës në qytetin e Vlorës kanë sjellë dhe përmbytjet e para në qytet. Lagjet 'Pavarësia', 'Skela', '28 Nëntori' etj., kanë qenë nën pushtetin e ujit.
Punonjës së ujësjellës kanalizimeve kanë qenë gjatë natës në terren për pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga rruga. Sot në orët e para të ditës vetëm një rrugë ajo e lagjes 'Rilindja' e cila vijon të jetë e mbushur me ujë ende e cila ndodhet nën nivelin e detit , por dhe aty po punohet.
Ndërkohë që përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës ka pas rënie gurësh ne afërsi te fshatit Brataj.