Moti i keq/ Bie masivi i dheut, bllokohet Rruga e Arbrit! Dëbora bën të pakalueshëm aksin Bogë-Theth, 6 fshatra në Skrapar të izoluar dhe pa energji (VIDEO)

Temperatura e ulëta dhe reshjet e shiut e dëborës kanë dominuar vendin tonë edhe këtë të diel.

Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar segmentin e Qafë Thores, që të çon drejt Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për qarkun e Shkodrës, teksa bëjnë me dije se kanë nisur punimet për të bërë zhbllokimin e rrugës.

Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në rrugën e Arbrit është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm. Siç shihet në fotografinë e siguruar nga Report Tv dheu nga mbuluar një segment të rrugës duke e bllokuar. Një incident i tillë vë ne rrezik shoferët dhe pasagjerët në automjetet që kalojnë. Kjo është hera e parë që një incident kaq serioz regjistrohet në rrugën e Arbrit.

Tre ditë pas shembjes, Ura e Shtrezës, pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar mbi 1500 banorë. ARRSH pritet të hap një by pass të rrugës së vjetër për lëvizjen e përkohshme të mjeteve, deri në ndërtimin e urës së re. Në këtë rrugë paraqiten probleme të vazhdueshme edhe me shkëputjen e shkëmbinjve.Që prej të enjtes fshatrat Novosej, Shishtavec dhe Turaj janë të izoluar. Shkak është bërë rrëzimi i Urës së Shtrezës, pjesë e aksit rrugor Kukës-Shishtavec, si pasojë e  amortizimit dhe reshjeve të shumta të shiut. Tre ditë pas rrëzimit, kjo është pamja që ofrohet.

Ndërkohë, një ditë më parë, si pasojë e reshjeve të dendura të borës mbeti e bllokuar për disa orë Bogë-Theth. Orteku që kishte bllokuar rrugën u hoq dhe qarkullimi nisi të kryhej pa problem.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës, 6 fshatra në Skrapar të bllokuar dhe në errësirë

Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës kanë bllokuar dhe lënë në errësirë disa fshatra në ish-komunën Gjerbes të rrethit të Skraparit. 

Moti kështu ka sjellë problematika në fshatrat Gërdec, Leshnje, Gjerbes, Polovinë, Potom dhe Zhepë, të cilat prej 24 orësh janë pa drita si dhe me rrugë të bllokuara duke qenë se stuhia e borës ka dëmtuar rrjetin.

Gjithashtu temperaturat e ulëta kanë rikthyer problemet me zonat e thella të rrethit të Skraparit në fshatrat rrëzë malit Tomor. Më tej edhe aksi rrugor Qafë-Dëvri-Gjerbes, një nga rrugët kryesore që lidh fshatrat e Tomorit me qendrën e Bashkisë Skrapar është bllokuar.
 

Ora 14:04
Prej 3 ditësh e shembur ura në Kukës, mbi 1500 banorë të izoluar, bllokohen 3 fshatra! Kërkohet rrugë tjetër alternative

Tre ditë pas shembjes, Ura e Shtrezës, pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar mbi 1500 banorë. ARRSH pritet të hap një by pass të rrugës së vjetër për lëvizjen e përkohshme të mjeteve, deri në ndërtimin e urës së re. Në këtë rrugë paraqiten probleme të vazhdueshme edhe me shkëputjen e shkëmbinjve.

Që prej të enjtes fshatrat Novosej, Shishtavec dhe Turaj janë të izoluar. Shkak është bërë rrëzimi i Urës së Shtrezës, pjesë e aksit rrugor Kukës-Shishtavec, si pasojë e  amortizimit dhe reshjeve të shumta të shiut. Tre ditë pas rrëzimit, kjo është pamja që ofrohet.

Ura është vlerësuar e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe nuk lejohet lëvizja, edhe pse në ditën e parë guximtarët provuan fatin.

Deri në ndërtimin e një ure të re efikase që do t’u shërbej mbi 1500 banorë të zonës, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar po mendohet hapja e by pass-it të rrugës së vjetër, i cili gjithsesi pritet të marrë kohë.

Ata që preken nga ky bllokim rruge kanë vetëm një mundësi lidhjeje me qytetin e Kukësit, përmes kalimit në dy pika të ndryshme kufitare, Shishtavec-Krushevë-Dragash-Morinë-Kukës, më shumë se dyfishi i kohës dhe gjatësisë së rrugës normale.

Ura e shembur është pjesë e aksit Kukës-Shishtavec, një investim i përfunduar në vitin 2013. Në atë kohë, asnjë prej urave të këtij aksi nuk u prek, përveç asfaltimit të tyre, ndërsa janë të ndërtuara në vitet e fundit të komunizmit.

I gjithë segmenti që përshkon rrugën në fjalë, duke filluar nga Kanioni i Vanave, pëson shkarje masive të shkëmbinjve në stinën e ftohtë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra banorëve që e përshkruajnë. Këtë të diel, nga Ura e Nimçës deri tek Ura e shembur e Shtrezës ka pasur reshje dëbore, ndërsa firma e kontraktuar nga ARRSH ka nisur pastrimin nga bora dhe gurët.

Ora 13:26
Moti i keq, rrëshqitje dheu dhe gurësh, bllokohet rruga e Arbrit

 

Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor  Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.

Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të  orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LALA: 03/04/2022 16:22

    Dhe unë budallai nuk po e kuptoja se ç'pati ura që ra. Komunistat re xhani lalës , ata e kan fajin. Kur ikën para gjysmë shekulli duhet të kishin hedhur ca gurë tek këmbët e urës që të mos e grryente uji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen