Përbërësit:
- 1 kg miell 0la
- 1 dorë miell misri i verdhë Ola
- 10 të kuqe veze Ovvital
- 800 g gjalpë i tretur
- 1 litër ujë
- 2 kg sheqer
Përgatitja:
Te mielli shtojmë vezët e rrahura, shtojmë gjalpin e tretur dhe e punojmë derisa të bëhet brumë. Më pas brumin e shkriftojmë ose thërmojmë përsëri të gjithin me shumë durim. E mbledhim përsëri pa e punuar shumë edhe krijojmë kokrrat e sheqerpares. I vendosim në tavë të lyer me gjalpë edhe i pjekim me 180° derisa të marrin ngjyrë të lehtë. Pregatisim shërbetin me ujë dhe sheqer e lëmë të ftohet, por jo plotësisht dhe ia shtojmë sheqerpareve kur janë ende të ngrohta.












Komente
Komento