SHKODËR- Shkodra u përfshi nga rrebesh shiu i pazakontë mbrëmjen e së premtes dhe përmbytjes nuk i shpëtoi as qendra e qytetit.  Pedonalja u shndërrua në një lum të rrëmbyeshëm, ku siç duket në pamjet që Report Tv sjell, ajo i ngjasonte Venecias.

Uji vërshoi brenda rreth orës 02:00 të ditës së sotme! Kristina Neçaj nga fshati Bardhaj i Shkodrës tregon momentet e vështira kur shtëpia e saj u përmbyt por fatmirësisht bashkë me të shoqin arritën të shpëtojnë fëmijët.

"Shyqyr zotit që kemi shpëtuar me njerëzit shëndosh... se gjithçka është shkatërruar. Kemi marrë policinë dhe na ka thënë se ska punëtorë. Po me qenë mbyt me njerëz brenda, a do kishte punëtorë? I bëj thirrje Edi Ramës të na ndihmojë. Shteti duhet të pastrojë kanalet, se kemi frike me ndejt brenda. I kemi marrë fëmijët në krahë dhe i kemi kaluar në soletë. Uji jashtë ishte një metër e gjysmë", tregon një qytetar.

Pajisjet shtëpiake janë shkatërruar, gjithashtu ka dëme të shumta ka në bujqësi e blegtori.

"Shihni pajisjet, divanet, si janë bërë. Shihe shenjën në mure deri ku ka hyrë uji brenda", tregon një tjetër.

Në fshatrat Bardhaj dhe Bleran raportohen 30 shtëpi të përmbytura. Disa banorë thanë se u kanë ngordhur bagëtitë dhe shkatërruar të mbjellat.

 “Ka ardhur stuhia, 1 me e gjysmë ka këtu, ç’ka pasur brenda në shtëpi i ka dëmtua, ka shemb avllinë, më ka marrë makinën. 30 vite nuk ka pastruar shteti kanalet. E ka marrë makinë e ka spostuar 20 metra, apeli im është të pastrojë kanalet kulluese.

"Dëmet janë të mëdha. Ka prishë avllinë, ka faj shteti që s’ka pastruar kanalet, në shpi ca ka pasur Brenda ka shkuar dëm, 2 makinat e shtëpisë janë dëmtuar. Nja 30 familje janë dëmtuar, ka ndodhur edhe 2-3 herë të tjera, jo kaq shumë, reagime s’ka pasur, apeli jonë është që të na punojë këto kanale, të reagojë, mos të rrijë duar kryq se kur janë votat vijnë", shprehen banorët.

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni në intervistë për Report Tv fajësoi Bashkinë e Shkodrës për mos pastrimin e kanaleve kulluese.

 “Pushteti vendor ka të gjitha masat për një kanal që duhej pastruar me kohë por nuk e kanë cilësuar si të arsyeshme”, tha Angoni.

Këtë të shtunë situata në qytet është normalizuar, ndërsa në fshatra grupet e punës po evidentojnë dëmet materiale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
VIDEO/Reshje masive në Lezhë, lumi Drin nxjerr në sipërfaqe mbeturina të shumta

 

Kjo është pamja e Lumit Drin në Lezhë pas reshjeve të dendura të shiut. Shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.

Mbetjet përshkojnë rrjedhën e lumit dhe më pas përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme të bregdetit. Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.

Ora 11:16
Reshjet e dendura të shiut përmbytin Shkodrën, prefektja Majlinda Angoni: Fajtore Bashkia, s'ka pastruar kanalet

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni tha për Report Tv me Arbër Hitaj për përmbytjet në Shkodër se janë marrë të gjitha masat për pastrimin e një kanali përgjegjës, dhe e rëndësishme është që përmbytjet të mos përsëritën.

“Pushteti vendor ka të gjitha masat për një kanal që duhej pastruar me kohë por nuk e kanë cilësuar si të arsyeshme. E rëndësishme që ky rast të mos përsëritet, pasi jemi në fillim sezoni reshjet. Kjo është edhe një zonë e cila ka problematikat e saj pasi disa banorë ende nuk kanë marrë tapitë e shtëpisë kashtupë ky është një siklet e tepërt”, tha Angoni.

Ora 09:46
Reshjet e dendura të shiut/ Banorët në Shkodër: Është futur uji brenda në shtëpi mbi 1 metër! Më ka shembur avllinë! Shteti të pastrojë kanalet

 

Disa banorë të fshatit Bardhaj, në njësinë administrative Rrethina në Shkodër, kanë treguar për mikrofonin e Report Tv dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që u regjistruan mbrëmjen e djeshme. Ato i kanë bërë apel shtetit që të pastrojë kanalet, teksa thonë se gjithçka që kanë pasur në shtëpi iu është dëmtuar.

“Ka ardhur stuhia, 1 me e gjysmë ka këtu, ç’ka pasur Brenda në shtëpi i ka dëmtua, ka shembull avllinë, më ka marrë makinë, 30 vite nuk ka pastruar shteti kanalet, i kam marrë policinë më ka thënë nuk ka punëtor, s’mundem të vijë, kështu nuk i kemi pasur kurrë, e ka marrë makinë e ka spostuar 20 metra, apeli im është të pastrojë kanalet dhe ndihma”, tha një banorë.

“Dëmet janë të mëdha. Ka prishë avllinë, ka faj shteti që s’ka pastruar kanalet, në shpi ca ka pasur Brenda ka shkuar dëm, 2 makinat e shtëpisë janë dëmtuar. Nja 30 familje janë dëmtuar, ka ndodhur edhe 2-3 herë të tjera, jo kaq shumë, reagime s’ka pasur, apeli jonë është që të na punojë këto kanale, të reagojë, mos të rrijë duar kryq se kur janë votat vijnë”, tha një tjetër.