Reshjet e dëborës/ ARRSH: Segmentet rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve
Pamje nga situata e motit në zonat në rajonin verior të vendit
Nisur nga situata e motit të keq e paraqitur për 24 orët e fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin, ku bën të ditur se nuk rezultojnë rrugë të bllokuara. Ulja e temperaturave dhe reshjet intensive të rëna të dëborës kanë krijuar vështirësi në disa akse të rrugëve në zonat rurale në veri dhe verilindje me lëvizjen e automjeteve.
Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar segmentet rrugore në vend të cilat janë të kalueshme me zinxhirë për shkak të ngricave të akullit të shkaktuara nga reshjet e dëborës, janë ato të zonave malore në rajonin verior dhe verilindor kurse në juglindje të vendit nuk paraqitet situatë problematike.
Konkretisht ARRSH informon se në rajonin jugor në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë. Ndërkohë në juglindje, në Qarkun e Korçës edhe pse gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje të dobëta bore, njoftohet se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, ndaj situata e qarkullimit të automjeteve kryhet normalisht në të gjithë akset.
Situata paraqitet e vështirësuar në rajonin verior, kryesisht në Dibër dhe Mirditë ku ARRSH përmend si akse që duhen qarkulluar me zinxhirë akset Zalldardhë - Draj Reç, Domaj - Draj Reç, Ura e Cerenecit - Steblevë, 20 km e fundit të aksit, Reç - Qafë Drajë .
Sa i përket rajonit qendror në Tiranë, ARRSH bën me dije se në aksin rrugor Librazhd-Steblevë ka pasur reshje të dobëta dëbore, dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Lajmi kryesor:
Vijojnë reshjet e dëborës në Dibër dhe Kukës, ngricat sjellin vështirësi në akset rrugore (Situata)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë
15 Janar, 11:44
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Moti i keq/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 17:06
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
14 Janar, 12:51
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Reshjet e dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja Skënderbeu-Vora ndryshon stadium
14 Janar, 11:42