Vijojnë reshjet e dëborës në Dibër dhe Kukës, ngricat sjellin vështirësi në akset rrugore (Situata)

Për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar kryesisht në zonat  malore në veri dhe verilindje të Shqipërisë, ku situata paraqitet më problematike kryesisht në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit.

Mësohet se situata është vështirësuar kryesisht në zonat ruralë të këtyre rretheve duke krijuart probleme në qarkullim në disa akse rrugore. Që prej ditës së djeshme ka patur reshje intensive dëbore në këto zona. Probleme janë konstatuar edhe në qarkun e Dibrës , ku temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme deri në -10 gradë celsius duke shkaktuar probleme dhe vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Reshjet e dëborës/ ARRSH: Segmentet rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

Nisur nga situata e motit të keq e paraqitur për 24 orët e fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin, ku bën të ditur se nuk rezultojnë rrugë të bllokuara. Ulja e temperaturave dhe reshjet intensive të rëna të dëborës kanë krijuar vështirësi në disa akse të rrugëve në zonat rurale në veri dhe verilindje me lëvizjen e automjeteve.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar segmentet rrugore në vend të cilat janë të kalueshme me zinxhirë për shkak të ngricave të akullit të shkaktuara nga reshjet e dëborës, janë ato të zonave malore në rajonin verior dhe verilindor kurse në juglindje të vendit nuk paraqitet situatë problematike.

Konkretisht ARRSH informon se në rajonin jugor në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë. Ndërkohë në juglindje, në Qarkun e Korçës edhe pse gjatë 24 orëve të fundit ka  pasur reshje të dobëta bore, njoftohet se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, ndaj situata e qarkullimit të automjeteve kryhet normalisht në të gjithë akset.

Situata paraqitet e vështirësuar në rajonin verior, kryesisht në Dibër dhe Mirditë ku ARRSH përmend si akse që duhen qarkulluar me zinxhirë akset Zalldardhë - Draj Reç, Domaj - Draj Reç, Ura e Cerenecit - Steblevë, 20 km e fundit të aksit, Reç - Qafë Drajë .

Sa i përket rajonit qendror në Tiranë, ARRSH bën me dije se në aksin rrugor Librazhd-Steblevë ka pasur reshje të dobëta dëbore, dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja