Reshjet e shiut, frikë në Vushtrri
për përmbytje të reja nga lumejtë

Reshjet e shiut, frikë në Vushtrri<br />për përmbytje të reja nga lumejtë
VUSHTRRI - Reshjet e pandërprera të shiut në territorin e komunës së Vushtrrisë kanë rritur në masë të madhe nivelin e ujit të lumenjve dhe përronjve dhe për pasojë janë përmbytur qindra sipërfaqe të tokave, oborre dhe bodrume të shtëpive. Për shkak të kësaj gjendjeje, komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen e emergjencës.
 
Bahri Bivolaku, zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, tha se uji ka dalë nga shtrati i lumit “Silnica” dhe ka përmbytur sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, në Prelluzhë, Nadakovc, Pestovë, Druar, ndërsa uji nga përroskat ka vërshuar toka bujqësore në Stanovc, Dumnicë, Maxhunaj, Mihaliq, Studime dhe Begaj. Dëmet, sipas Bivolakut janë të mëdha.
 
“Shtabi i gatishmërisë emergjente komunale në vazhdimësi është duke e mbikëqyrur gjendjen nga vërshimet. Të dielën në orët e mëngjesit është inspektuar i tërë territori, ndërsa në lokacionet ku ka pasur mundësi është intervenuar në sanimin e gjendjes. Në fshatin Stanovc, dy familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre”, tha Bivolaku.
 
Sipas zëdhënësit Bivolaku, për dallim nga nata e së shtunën, kur përronjtë në fshatra kanë vërshuar dhe bllokuar rrugë, të dielën gjendja duket të jetë shumë më e mirë, si në Studime, Samadrexhë, Vernicë.
 
“Brengosëse është rritja e vazhdueshme e lumenjve “Silnica” dhe e “Llapit”, të cilat kanë vërshuar qindra hektarë tokë bujqësore, madje në fshatin Mihaliq, “Silnica” ka dalë edhe në rrugë që lidh banorët e fshatrave të Artakollit. Uji që ka dalë nga shtrati i lumit “Silnica” ka hyrë edhe në katër shtëpi, në të hyrë të fshatit Prelluzhë, dhe këtyre familjeve u është vështirësuar qarkullimi”, ka njoftuar Bivolaku.
 
Sipas tij, ekipet emergjente komunale kanë angazhuar ekipe me mekanizëm adekuat për sanimin e gjendjes, në Prelluzhdë dhe Samadrexhë.
 
“Shtabi i gatishmërisë emergjente, për shkak të sigurisë dhe rrezikshmërisë ka bllokuar rrugën mbi urën në lumin “Silnica” në Pestovë. Ekipe emergjente, të drejtuar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nezir Klinka, ndodhen në gjendje gatishmëri 24 orë, duke përfshirë edhe kompanitë e angazhuara”, ka përfunduar zëdhënësi i komunës së Vushtrrisë, Bahri Bivolaku.
 
Flakët e zjarrit i kanë marrë jetën dy anëtarëve të familjes Basha në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, zjarri ka rënë pak minuta pas mesnatës në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” dhe viktimat janë: Kristian Basha, 7 vjeç dhe e ëma e tij Lumturi Basha, 30 vjeç.
 
Ndërkaq, është dërguar me urgjencë për në sipatiln kirurgjit të Elbasanit edhe kryefamiljari Edmond Basha, 30 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje por nuk kanë mundur të shpërtojnë nga djegia, nënën dhe djalin e saj, ndërsa kanë arritur të shpërtojnë kryefamiljarin e familjes Basha, Edmondin.
 
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ardhur edhe uniformat blu të policisë, po kështu edhe banorë të lagjes të cilët, hynë brënda ambienteve të shtëpisë me shpresën se do ti gjenin gjallë viktimat. Për të shuar flakët janë dashur dy zjarrfikëse.
 
Mendohet se zjarri ka rënë nga, ngrohja me dru e familjes Basha që ka sjellë edhe humbjen e dy jeteve dhe plagosjes së një tjetri. Shtëpia ishte e ndërtuar me dërrasa dhe kjo e ka favorizuar edhe më shumë përhajen e fjakëve brënda shtëpise.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike