Reshjet e shiut këpusin linjat elektrike dhe dëmtojnë shtyllat e tensionit, OSSH: Po punohet për riparimin, 1800 punonjës në terren në gjithë vendin

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar avari dhe mungesë energjie elektrike në disa zona të vendit. OSSH njofton pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë vendin krijuan vështirësi për furnizimin e rrjetit elektrik në disa zona pas shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditës sotme duke dëmtuar linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët, shtylla dhe shkëputi përcjellëset elektrikë. OSSH njofton se në teren për riparimin e tyre janë angazhuar 1800 punonjës në mënyrë që banorëve t'u sigurohet sa më shpejt furnizimi me energji elektrike.

"Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Group Sh.A po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik nga moti i keq. Si pasojë e reshjeve të dendura, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike gjatë orëve të para të ditës sotme, u shkaktuan dëme në linja tension i mesëm dhe të ulët, shtylla, shkëputje të përcjellësave, etj. Avaria preku disa zona, me pasoja kryesisht në Lezhë, Burrel, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Për menaxhimin e emergjencës, OSSH angazhoi në terren 1800 punonjës, duke sjellë normalizim të situatës, sipas të cilës, nga raportimi i orës 16:00, kemi përmirësim të furnizimit me energji elektrike në masën 90%", thuhet në njoftimin e OSSH.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Covid-19, a e përballojmë dot një mbyllje të dytë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Elita e artit shqiptar shpreh ngushëllimet për shuarjen e Avni Mulës