Vetëm pak orë reshje shiu kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Librazhdit të përmbyten.

Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që uji të dalë jashtë edhe kanaleve e pusetave kulluese.

Kujtojmë se gjatë javëve të kaluara, reshjet e shiut sollën probleme të shumta thuajse në të gjitha qytetet e vendit.

Si pasojë e përmbytjeve, u dëmtuan me mijëra hektarë tokë bujqësore, kryesisht në Shkodër si dhe u dëmtuan shumë banesa.

Në shumë akse rrugore ka pasur rrëshqitje dherash duke u bërë rrezik aksidenti për makinat.