Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona

 

Situata në qytetin e Vlorës, ku në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu tashmë është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr.

Ndërkohë, Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente bënë me dije se në Vlorë janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.

"Është mbledhur komisioni i Mbrojtjes Civile,  në Prefekturën Vlorë ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u diskutua për problematikat nga shirat me intensitet kaq të lartë që kanë bërë që përrenjt të dalin nga shtratit dhe të bllokojnë kanalet dhe pusetat.

Janë marr masa që të bëhet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, që kanë të mundur që të largohet uji nga qyteti", tha ai.

Ministria e Mbrojtjes, bënë me dije se dërgoi në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti. 

Sipas Ministrisë, nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim.

 


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?