Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e shiut në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë reshjet e dendura kanë krijuar probleme në qytetin e Sarandës.

Gazetari i Report Tv, Limos Disadani raporton se janë dashur vetëm 30 minuta shi që rrugët e Sarandës të përmbyteshin. Po ashtu nga shiu janë përmbytur edhe shkallët e këtij qyteti që janë ndërtuar vetëm një vit më parë.

Prurjet e mëdha të ujit kanë shpërthyer edhe kapakët e pusetave duke bërë që uji të vërshojë rrugëve të qytetit.