Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në fushën e Torovicës në Lezhë. Rreth 400 hektarë tokë bujqësore në këtë zonë ndodhen nën ujë prej disa ditesh, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.
Nga një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqesi fusha e Torovices po kthehet në kenetë, duke penalizuar qindra fermer të kësaj zonë të cilët kanë si burim të ardhurash punen në bujqësi. Ndërsa, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk kanë dalë në terren për të parë mundesinë e nderhyrjes apo dhe verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Fermeret thonë se përmbytjet në këtë zonë janë të vazhdueshme, e kjo vjen nga mos nderhyrja ne kolektorin kryesor kullues dhe mosfunksionini i pompave ne hidrovorin e Balldenit. . Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga instancat përkatëse.
Komento