Situata e përmbytjeve në lagjen e vjetër të Bulqizës vijon të jetë e rënduar.

Zona pranë terminalit të autobusëve të linjave interurbane mbetet e pushtuar nga uji.

Bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese ka bërë që uji të vërshojë në rrugën mes dy lagjeve dhe të bllokojë sheshin para terminalit.

Automjetet e vogla e kanë thuajse të pamundur të lëvizin pasi niveli i ujit shkon deri në 30 cm.

Situata pritet të rëndohet akoma më shumë nëse nuk ndërhyhet pasi reshjet e shiut po vijojnë.