Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Kukës, dy aksidente pa të lënduar(VIDEO+FOTO)

Reshjet e shiut kanë nisur në Kukës duke sinjalizuar kështu ardhjen e sezonit të vjeshtës.  Report Tv raporton se reshjet e shiut kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve.

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë në qytetin e Kukësit, janë shënuar dy aksidente me përplasje dhe dalje nga rruga.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar por vetëm dëmtime të automjeteve. Aksidentet kanë ndodhur rreth të njëjtës orë, rreth orës 11:00.

Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të Urës së Kukësit dhe i dyti në Rrugën e Kombit,në segmentin Kukës-Tunel i Kalimashit, në zonën e quajtur Kolsh.

Shkak për aksidentet dyshohet se është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?