Reshjet e shiut shpëtojnë natyrën, fiken vatrat e zjarrit në Kukës

KUKËS- Reshjet e shiut, ndonëse jo me një intensitet shumë, kanë shpëtuar natyrën, e cila ka qenë në momentet e saj më të vështira.

Të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës janë shuar, ndonëse forcat zjarrfikëse janë në gatishmëria pasi ekziston rreziku që disa vatra mund të riaktivizohen.

 Shefi i Shërbimit Zjarrfikës i Bashkisë së Kukësit, ka bërë me dije se është shuar zjarri në Majën e Rrunës dhe te Maja e zezë.

"Sot është 2-3 ditë që në Bashkinë tonë po bie shi, dje kemi qenë në Malin e Rrunës dhe orës 10 ka filluar shiu dhe pothuajse është monitoruar nga ana jonë deri në orët e mesditës dhe kur ne jemi larguar ka pasur disa vatra zjarri, por zjarri në tërësi është shuajtur, falë shirave. Mendojmë se zjarri është izoluar, përjashtuar atyre që është brenda vatrës. Ne kemi parë që shi ka pasur edhe në Pukë, nuk ka vatra aktive, ka lëndë drusore që mund të gjejmë flakë, por kjo nuk na shqetëson. Ne e kemi në monitorim, nuk do ngelet pas dore, deri nesër do jemi në terren", tha ai.

Ndërkohë edhe në Karaburun është normalizuar situata, pasi ka pasur ndërhyrje për shuarjen e flakëve nga ajri. Aktualisht situata e zjarrit është nën kontroll. 

Një pjesë e zjarreve që "pushtuan" vendin tonë kanë rezultuar të qëllimshme, për pasojë ka pasur persona të arrestuar. Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë.   Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI