Gazmendi, është një tjetër banor, një djalosh i ri, i cili tregon për Shqiptarja.com, pasditen e vështirë të së enjtes. Uji që kishte zënë urën, nuk e lejoi të shkonte në shtëpi. “Në orën 6 e pak do kaloja urën për të shkuar në shtëpi. Ishte bërë e pakalueshme.
Uji kishte kaluar urën, ka pasur rrëshkitje...ishte tmerr”, tregon Gazmendi. Ndërkaq babai i tij, Altini tregon se frika më e madhe e tij është pasiguria e jetës të fëmijëve, si pasojë e urës së shembur.
“Frikë kemi sepse na vijnë fëmijët me fugonin që i çojmë nëpër çerdhe. Kur filloi shiu i rrëmbyeshëm kishim frikë se mos e zinte fugonin befasisht dhe na i merrte bashkë me fëmijët. Pasi ura që është nuk përballon sasitë e ujit që sjell lumi. Shpresojmë shumë dhe kërkojmë nga shteti që të rregullohet se janë tre fshatra që kalojnë në atë urë. Po u shkëput ajo, banorët e fshatrave mbeten të izoluar. Dhe ka shumë rrezik të shembet se uji ka forcë të madhe, një pjesë është shembur, një copë betoni e mban atë”, tregon babai i Gazmendit, Altini.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com