DIBER - Reshjet e shumta të shiut te rëna prej ditës së djeshme dhe gjatë natës, (3 - 4 nëntor 2023) kanë shkaktuar probleme në segmentin që lidh Klosin me rrugën Arbrit.
Shkak është bërë dëmtimi i një pjese të rrugës, ku siç shihet edhe në pamje është çarë asfalti dhe mjetet e kanë të vështirë kalimin. Konkretisht çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Disa shoferë janë detyruar të vendosin gurë poshtë gomave për të mundësuar kalimin e kësaj pjesë të çarë pasi gropa ka disa centimetra thellësi dhe makinat nuk mund ta kalojnë.
Gjithashtu probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve.
-
Jo për të mbrojtur dikë, por këto pamje po i shohim në vënde shum më të fuqishme se sa ne.Zoti i ruajt Shqiptarët.
Përgjigju -
Cilesi skandaloze e firmes ndertuese,prokuroria duhet te hapi ceshtje penale se vetem keshtu mund te disiplinohen keta hajdute.
Përgjigju -
Ai qe ka ba rrugen ka vila ne Rivieren Franceze dhe 10 vetura ne dispozicion. Rruga e Arberit duhet te hetohet nga SPAK-u urgjentisht.
Përgjigju -
Rruget ma te dobta bahen ne Shqipnin tone trime dhe heroike.
Përgjigju -
Ah sikur te ishte makina e atij qe ka ba rrugen
Përgjigju












Komente
Komento