BERAT - Rikthehen problemet nga reshjet e shiut në vend. Reshjet e natës së mbrëmshme kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve të Beratit, duke shkaktuar një kaos të vërtetë në qytet.

Qyteti i Beratit është mbuluar nga uji, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Problemet më të mëdha janë shënuar në lagjen “30-Vjetori”, pranë stadiumit “Tomori” dhe pranë Gjykatës. Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë bllokimi i kolektorëve të ujërave në qytetin Beratit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)