Reshjet, përmirësohen prurjet
në lumin Dri, vijon importi

FIERZË - Rreshjet e 24 orëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidroenergjetike në HEC-et e kaskadës së Drinit. Sipas njoftimeve zyrtare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 258 metra mbi nivelin e detit dhe prurjet e ujit arrijnë në 320 metra kub për sekond. Prurjet në këtë nivel janë më të larta se një ditë më parë, kur shënonin rreth 180 metra kub për sekondë, në pjesën e parë të ditës. Megjithatë, këto
parametra mbeten të ulëta. Dy vjet më parë prurjet ekstreme në Fierzë shkuan deri në rreth 3 mijë metra kub në sekondë, një nivel tepër i rrallë, për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut, që shkaktoi edhe përmbytjen e zonës së Shkodrës dhe Lezhës. Normalisht për këtë periudhë të vitit Drini sjell në Fierzë rreth 300-400 metra kub në sekondë
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare prodhon rreth 11 milionë kilovatorë energji dhe pjesa tjetër e konsumit, prej 12 milionë kilovatorësh, importohet nga CEZ dhe KESH.


(aq/shqiptarja.com)











/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi