HEC-i i Fierzes
TIRANE, 2 Shkurt/ATSH/-Reshjet e fundit të deborës kanë përmirësuar situatën hidrike në hidrocentralet e kaskadës së Drinit, ndërsa Ministria e Energjetikës siguron se situata është nën kontroll dhe nuk ka shqetësim për momentin.
Sipas të dhënave nga ministria e Energjitikes dhe Industrise, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 289.83 metra, ku pika maksimale e tij 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 800 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 171.93 m, nga 175, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 260 m3/s. Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.36 m, nga 76 m, që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 50 m3/sek ujë./a.gjonaj//a.g/