Rreshjet e ditëve të fundit të cilat ende vijojnë, kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit, çka po mundëson jo vetëm furnizim të vendit me energji, por edhe mbulimin e humbjeve për sistemin e shpërndarjes dhe eksportit.
Edhe disa centimetra i duhen liqenit të Fierzës që të shkojë në kuotën maksimale prej 296 metrash.
Sikurse duket edhe nga pamjet, këmbët e urës së Drinit të Zi, si rrallë herë janë mbuluar pothuajse tërësisht ndërsa 50 centimetër e ndajnë nga kuota maksimale.

Pas reshjeve te fundit, prurjet në liqen kanë kaluar më shumë se 600 metër kub në sekonde. Kurse hidrocentrali i Fierzës vijon prodhimin e energjisë, duke shkarkuar nga turbinat thuajse te njëjtën sasi uji.
Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i liqenit arrin në rreth 3,2 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metër mbi nivelin e detit, që është niveli maksimal i liqenit të Fierzës.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com