Toka e tejngopur me ujë ka shkaktuar rrëshqitje masive. Për pasojë është dëmtuar rruga Peshkopi Kukës në 3 segmente.
Segmenti i parë dhe më problematik është në afërsi të përroit të Veleshicës ku është dëmtuar rreth 100 m gjatësi. E gjithë gjatësia ka rrëshqitur duke u ulur më shumë se 1 metër. Një segment tjetër në fshatin Vleshe rreth, ku është dëmtuar rreth 10 metra. Dhe një tjetër shembje rreth 50 metra tek gështenjat e Kastriotit.
Një grup i MM ka inspektuar në terren dhe do ti kërkojë ARRSH ndërhyrje pasi dëmi është i jashtëzakonshëm.
Një rrëshqitje tjetër ka pasur ne segmentin Trebisht – Doganë, Maqedoni ku është bllokuar rruga dhe po punohet ende për hapjen e saj. Në Njësinë Administrative Zerqan në Bulqizë është shembur një rrugë dhe ka dëmtuar një banesë në pronësi te shtetasit Behgjet Murrja e cila është evakuar nga shtabi i emergjencave.
d.gj/ Shqiptarja.com










