Pjesa fundore e kolektorit në hyrje të Shkodrës është shndërruar ne landfill mbetjesh. Grupet e punës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime nisen punen per pastrimin e kolektorit të Draçinit. Pastrimi pritet te zgjidhë një problematikë të mbartur të shkarkimit të ujërave të shiut të qytetit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se kjo situatë është e papranueshme për një qytet si Shkodra. Ai kerkoi qytetareve te ndergjegjesohen, pasi hedhja e mbetjeve pa kriter sjell pasoja te renda.

Ky eshte kanali i kolektorit kryesor të qytetit të Shkodrës që krijonte probleme sa herë bie shi.