Përkeqësmi ditëve të fundit i motit ka sjellë rrëshqitjen e dheut në aksin Qaf Thanë – Prrenjas, duke sjellë për këtë shkak vështirësi në qarkullim e automjeteve dhe për biznest që operojnë afër zonës së këtij aksi.
Bëhet e ditur se Aksi Qafë Thanë - Prrenjas përbën rrezik për automjetet dhe bizneset që ndodhen në fillim të ngjitjes në maloret e Qaf thanes pasi një sasi e madhe dheu ka rrëshkitur dhe për pasojë rruga nacionale është ngushtuar. Mësohet se për shkak të ngushtimit të rrugë, shumica e automjeve po kalojnë me vështirësi.
Mësohet se deri më tani nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë problem që shkaktohet sa herë ka reshje shiu dhe moti përkeqësohet.
Komente

