Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në akset Librazhd-Elbasan dhe Leskovik – Pobickë! ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në akset Librazhd-Elbasan dhe Leskovik – Pobickë! ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes

Rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd-Elbasan

Aksi Librazhd-Elbasan, afër Murashit është bërë i kalueshëm me vështirësi për shkak të rëshqitjeve të dherave si pasojë e reshjeve të shiut, një zonë problematike sa herë që ka shi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po punohet për ta rikthyer qarkullimin në normalitet, teksa apelon drejtuesit që të ecin me kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.

“Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje.

Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete  e punëtorë  për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet.

Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, njofton ARRSH.

Probleme ka pasur edhe në aksin Leskovik - Pobickë në bashkine e Kolonjës, po për shkak të rrëshqitjes së dherave, por situata u kthue në normalitet brenda pak minutash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Bashkia e Vlorës-qytetarëve: Shmangni lëvizjet në akset problematike, parashikohen reshje shiu të dendura

Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjes me automjete në akset problematike, pasi gjatë orëve të natës priten që të intensifikohen reshjet e shiut.

“Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t'ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.  Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja|”, njofton Bashkia e Vlorës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari i vlores: 25/01/2021 00:55

    BASHKIA E VLORES TE LIROJE PUSETAT E UJIT QE ATO TE MOS JENE TE BLLOKUARA ME LETRA,,DHE, E PISLLEQE,,,,,PASTAJ PO KJO BASHKI TE BEJE FUSHATE NE SHKOLLA E QYTET QE FEMIJET TE MOS HEDHIN LETRA,, SHISHE,,CIGARE,,ETJ,,NE RRUGE,,POR TI HEDHIN PLEHRAT NE KAZANET E MBETURINAVE...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?