Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit (VIDEO)

Teksa pritet të nis protesta e PD dhe opozitës, përpara kryeministrisë është rreshtuar kordoni i parë policor.

PD ka marrë leje për protestën e sotme për orën nga 18:00 deri në 22:00. Ende nuk dihet agjenda e protestës dhe itinerari, përveç grumbullimit përpara kryeministrisë.

Forca të shumta të policisë dhe gardës ndodhen në institucionet kryesore në kryeqytet.

PD dhe lideri i saj Berisha kanë bërë thirrje për betejë vendimtare për qeveri teknike me mosbindje civile.

Burimet për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije edhe praninë e antiterrorit për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.


Lajmi kryesor:

LIVE- Opozita në 'mosbindje civile' hedh molotovë drejt kryeministrisë, ministrisë së Brendshme, selisë PS e bashkisë! Rrezikojnë dhe jetën e policëve (VIDEO +FOTO)


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv