TIRANE- Deputeti socialist Erion Braçe, deklaroi në një intervistë për A1Report, se vendimi i djeshëm i KRRTRSH-së për të ndërtuar një fshat turistik në Hamallaj është kryer në mungesë totale të transparencës. Braçe i kërkoi Kryeministrit Berisha që të sqarojë si u zgjidh problem i 38.6 ha tokë bujqësore ku nuk lejohet ndërtimi, ndërsa pohoi se mbi 1/3 e sipërfaqes ku do ndërtohet fshati turistik është pa çertifikatë pronësie.
Braçe gjithashtu paralajmëroi Berishën që – nëse nuk do rikthimin e protestave të dhunshme të banorëve si dy vjet më parë – të sqarojë ç’është bërë me banesat e tyre, të cilat ishin në proçes legalizimi.
“Si e ka zgjidhur problemin e ndërtimeve në proces legalizimi tek ata banorë. Nëse qeveria kërkon të hapë një konflikt të ri të dhunshëm si ai i pari ky është problem i saj , por minimumi atyre nejrëzve u ëkrkohet transparetencë”
Numri 2 i grupit parlamentar të PS-së kërkoi që Qeveria të sqarojë gjithashtu nëse është ulur koeficienti i shfrytëzimit për të ndërtim të territorit nga 50%, që parashikohej në projektin fillestar, në 25-30% siç kërkohet nga ligji.”
Këshillit Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Berisha vendosi dje të miratojë projektin për resortin turistik buzë detit Adriatik. Projekti do të zbatohet në Hamallaj të Durrësit, ku në korrik 2010 pati përpleshje mes banorëve dhe policëve, pas vendimit për tu prishur banesat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com