Banorët e Rrjollit zhvilluan këtë të shtunë një protestë simbolike prane vendit, ku biznesmeni i lidhur me Berishën, Bashkim Ulaj po ndërton resortin turistik.

Në një formë ndryshe proteste, banorët kanë marrë me vete ushqime dhe janë ulur së bashku për të ngrënë drekën në tokat e të parëve të tyre, si një shenjë simbolike e lidhjes me pronën.

Ata pretendojnë se resorti po ndërtohet në tokat që ua kanë grabitur me dokumente false. Kanë protestuar disa herë që nga shkurti, por ende s’kanë gjetur zgjidhje, ndërsa hetimet për tjetërsimin e pronave po i kryen prokuroria e Shkodrës.