Një protestues në kryeqytet, nga podiumi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i rikujtuar kërkesat e qytetarëve, nisur nga ajo e dorëheqjes.

“Pardje u paraqitën pikat tona, duhet dorëheqje. A e dini fuqinë që keni me këtë numër apo jo? Ne nuk humbasim asgjë të dalim këtu përditë në orën 18:00, gjithë verës. Mos u mashtroni nga lojërat mendore dhe rrjetet sociale që ai bën për demoralizim. As dozat e pluhurit të bardhë që mund të marrë nuk ia ruajnë dot kontrollin”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera (VIDEO+FOTO)