Një ditë pasi u vendos guri i themelit, ka nisur sot puna për restaurimin e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video duke treguar se si do të duket godina pas restaurimeve, ndërsa thotë se do të ruhet ajo historike.
Po ashtu Rama thekson se do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët dhe do krijohet një hapësirë e re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës.
"Mirëmëngjes dhe me projektin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku do të ruhet e restaurohet godina historike dhe do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët, me një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës, por me teknologji të standardeve europiane, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Një dië më parë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të punimeve, ku u shprehën se investimi do të rrisë kapacitetet spitalore.
Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike të stilit Litoral në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Do të jetë një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
31 Mars, 12:35
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
-
Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!
31 Mars, 08:07
-
Ura mbi Bunë merr dritën jeshile, Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë! Një hap larg nga realizimi i projektit strategjik Velipojë-Ulqin
30 Mars, 21:05
-
Rama ndan fotot nga takimi me emigrantët në Athinë: I bindur që nga Greqia do na vijë një buqetë e bukur duarsh me numrin 5 më 11 maj
30 Mars, 20:42