Rama: Rrjet antikorrupsion në të gjitha institucionet, individë që do të bëjnë vetëm ndarjen e 'të njomit nga i thati'! Reforma në Shëndetësi ‘kantier’ i madh

Individë që do të vendosen në çdo institucion publik do të kenë detyrën e vetme që të bëjnë të mundur denoncimin e çdo akti korruptiv për të ndarë 'të njomin nga i thatë', siç i quajti Kryeministri Rama trë korruptuarin nga atë që e bën në mënyrë të ndershme punën e tij. Lajmin për këtë rrjet antikorrupsion që Qeveria do të ngrejë e dha sot vetë Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për rikontruksionin e maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë'.

"Ne jemi në proces të ndërtimit të një rrjeti antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë publik. Kjo do të jetë vetëm nga ana jonë, jo ai i drejtësisë. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati. Lufta do të bëhet brenda. Vetëm kështu rriten të ardhurat, vlerësimit, dinjiteti dhe respekti", tha Rama në vendosjen e e gurit të themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duke e konsideruar shokuese deklaratën pak ditë më parë të një mjeku në Spitalin e Traumës i cili i cili tha se 'ryshfeti' duhet të dorëzohet te recepsioni, Rama tha se kjo është një domosdoshmëri më shumë për të nisur këtë rrjet antikorrupsion që nuk do të jetë vetëm në Shëndetësi, por në të gjitha institucionet.

Pikërisht për të shmangur korrupsion dhe abuzimin, Rama tha se duhet autonomia spitalore dhe pagat e shpërblimet në jenë në bazë të performancës së vetë mjekëve.

Kryeministri beri të ditur se shumë shpejt do të krijohet një hapësirë e re komunikimi dhe transparence mes shërbimit dhe qytetareve, sistem që do të garantojë në kohë reale ndërveprimin mes qytetarëve dhe autoriteteve duke përfshirë zinxhirin nga mjeku i familjes deri tek hyrja e qytetarit në sallën e operimit. Sipas Ramës kjo do të zbulojë edhe hallkat se ku çalon shëndetësia.

Rama tregoi edhe ambicien e tij ku tha se synon që brenda kësaj dekade, shëndetësia në Shqipëri të kthehet në pikë referimi për rajonin, pasi mjekët dhe infermierët shqiptarë janë vërtetë të talentuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Rama: Shteti s'është rifuxho për mëkatarët! Brenda kësaj dekade ta kthejmë shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin

Kryeministri Edi Rama u shpreh se synon që brenda kësaj dekade që sapo ka nisur me investime dhe reformimin e sistemin shëndetësor ta kthejë Shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin.

“Shteti nuk mund të jetë një rifuxho për mëkatarë në kurriz të qytetarëve që mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. Unë besoj që ne jo vetëm që jemi në rrugën e duhur, por kemi mundësinë të synojmë që brenda kësaj dekade shëndetësia në Shqipëri të bëhet në një pikë referimi për të gjithë rajonin. Kjo pasi kemi mjekë të jashtëzakonshëm dhe një trup infermierësh që meritojnë respekt”, tha Rama.

Rama madje shtoi duhet të hyjmë në një pikë të re bashkëpunimi për të krijuar partneritet shtetëror dhe privat për Shëndetësinë

“Kemi një lidership shumë të mirë në Shëndetësi, por kemi edhe pika që duhet të punojmë më shumë. Nga ana tjetër duhet të hyjmë në një sinergji të re ku të bashkëpunojmë me partnerë që janë të gatshëm të na mbështesin dhe të hyjnë në partneritete, partner shtetëror dhe partner privat që të maksimilizojmë sistemin shëndetësor”, tha Rama.

Ora 11:38
Mjeku kërkoi 'legalizimin' e ryshfetit, reagon Rama: Shokues për nga niveli i kurajos dhe paturpësisë! Vërteton domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion

 

Kryeministri Rama e ka konsideruar si shokues deklaratën pak ditë më parë të një mjeku në Spitalin e Traumës i cili i cili tha se 'ryshfeti' duhet të dorëzohet te recepsioni. Rama tha se kjo vërteton edhe domosdoshmërinë e lëvizjes së re të qeverisë kundër korrupsionit.

"Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se 'të gjithë janë njësoj' dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet", tha Rama.

Ora 11:34
Rama: Reforma në shëndetësi, një 'kantier' i madh, modernizim dhe autonomi spitalore

 

Në ceremoninë e fillimit të punimeve në 'Mbretëresha Geraldinë', Rama u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një 'kantier' sa i përket reformimit.

"Ne sot jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetin e shtretërve, për të rritur numrin e sallave dhe për t'i dhënë të gjithë trupës së shërbimit kushte cilësore. Materniteti do të ketë jo vetëm rritje të kapaciteteve në trefish por do të ketë edhe një qendër prematuriteti.  Patjetër që të gjithë elementet e projektit të ri janë si rezultat i analizës së thellë të nevojave. Zgjerimi i godinës aktuale por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të teknologjisë në këtë maternitet shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.  Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh që i përfshin të gjitha këto kantiere më të vogla. Synimi për të realizuar autonominë spitalore është tanimë në një proces të avancuar", tha Rama.

Ora 11:29
Manastirliu: Ruhet godina historike në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’! Ndërtimi në 3 faza, përfundon në 3 vite

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” u vendos sot guri i themelit për ndërtimin e godinës së re që do të rrisë kapacitetet për nënat dhe fëmijët, pjesë e projektit madhor për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit historik të Tiranës.Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu theksoi se ky investim do të rrisë kapacitetet spitalore, ndërsa risia do të jetë Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri.

“Me këtë ndërtim të ri ne do të rrisim kapacitetet spitalore, do të rritet në 360 numri i shtretërve, ndërsa numri i shtretërve në terapinë intensive do të dyfishohet, duke mundësuar pritjen e 7 mijë lindjeve/vit dhe duke iu sherbyer mbi 20 mijë pacientëve çdo vit. Projekti parashikon rritjen e kapaciteteve edhe për sallat e operacionit, nga 6 që janë aktualisht, do të bëhen 10 të tilla, të standardeve më të mira, me aparatura të teknologjisë së lartë.Risi për këtë projekt është Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se janë investuar më shumë se 30 milion dollarë për infrastrukturën spitalore moderne për nënën dhe fëmijën në maternitetet e Sarandës, Korçës, Lezhës, Beratit, Kukësit dhe Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu deklaroi se me reformën e autonomisë spitalore, që do të nisë nga Spitali Memorial Fier, do të garantohet shpërblim sipas meritës për mjekët.

“Me reformën e autonomisë spitalore që do të nisim në mandatin e ri, do të garantojmë shpërblim sipas meritës për mjekët në spitale, do të sigurojmë rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së shpenzimeve në spitale dhe një sistem efikas kundër korrupsionit në shërbimin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike të stilit Litoral në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Do të jetë një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/07/2021 22:53

    Ne U.S.A. kur shkon te recepsioni te kerkojne inshurencen dhe ne varesi te planit qe ke mund te te kerkojne te paguash dicka ekstra qe fillon nga 10 $ e lart,por mesatarisht eshte te 20 $;ka raste qe po te kesh ins.shume te forte,nuk paguan asgje,se te mbulon ins.Por keto pagesa jane te ligjeruara nga shteti.Me sa duket ky mjeku deshiron qe rryshfetin alla shqiptar, (qe eshte i kundraligjshem ), njerezit t'a paguajne si pagesat e ligjeshme ketu.Ky s'paska mbaruar shkollen e mjekesise,por te rufianise.Ndoshta na duhet t'a sqarojme kete doktorin e rryshfetit,qe mjeku ketu, ato parate e recepsionit,nuk i sheh kurre me sy e as i prek me dore,se ato i kalojne spitalit,klinikes,te vetmen gje qe ai mund te marre direkt nga pacienti, eshte nje tufe me lule,nje kartoline mirenjohjeje dhe nje faleminderit me goje.Por keto jane te mosperfillshme per zengjinet e rinj te Shqiperise qe punojne ne spitale.

    Përgjigju
  • O brekushe: 15/07/2021 14:35

    Po ku ka me pis se ty o brekushe,je nje demagog dhe mashtrues i papare.Ti nuk je as i thate as i njome por je mut i teri

    Përgjigju
  • Boti: 15/07/2021 12:31

    Hajde mor vlla mos u bej merak se ikin jashte mjeket..do e shohesh me sy eksodin me te madh te mjekeve ndonjehere vetem per shkak te politikave te tua. Ke shume te drejte qe thua antikorrupsion, por nisja nga vetja dhe ministrat e tu, pastaj me gangsterat qe kane zaptuar vendin dhe bejne gangon me qytetaret.

    Përgjigju
    • XXX: 15/07/2021 13:32

      A na plasi karri se shef, le te ikin rrobqirat ta shofin sa u vlen lekura, te lajne bythen e 90 vjecareve neper azile, dhe pastaj le te bejne pordhe me bakshishet.

  • Qeshim e qajme: 15/07/2021 12:09

    Me rastin e aksedenteve rrugore, hoqi polica dhe vuri njerzit e vet. Tani per korrupsion po ve KOMISARET dhe ne popull jane patronazhistet. Ne rrege te mire jemi. Filloni e autocensurohuni o njerez.

    Përgjigju
  • One: 15/07/2021 11:02

    Po po sa here dalin lakrat sheshit bej nje shfaqje sa per t’i hedhur hi syve mases. Keta me korrupsion kane blere dhe vazhdojne te blejne gjithe Shqiperine. Keta ndetojne ku te duan dhe si te duan, s’pyesin as per interes kombetar dhe as per njerezit e ndershem. Vjen me pushime dhe brenda pak ditesh te perplaset ne fytyre infrastuktura skandalize, arroganca e gangterave me ndertime dhe makinave luksoze dhe pasiguria e madhe. Ka nje arsye qe shkojme drejt Erdoganit dhe kundra Evropes. Fajin e ka Evropa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën