Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, ndodhen në Durrës për përurimin e Muzeut Arkeologjik të restauruar rishtazi.
Ndërhyrja në godinën e muzeut u bë e mundur nëpërmjet programit “BE për Kulturën”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS-i, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit është muzeu arkeologjik më i madh në Shqipëri.I themeluar në vitin 1951, muzeu ka një koleksion të pasur me objekte që datojnë nga periudha parahistorike deri në shekullin IV pas Krishtit.
Këto objekte janë zbuluar kryesisht në sitin antik të Dyrrahut, i njohur ndryshe si Dyrrhachium, dhe përfshijnë artefakte nga periudhat helenistike, romake dhe bizantine.
Lajm në përditësim...
Komente










