Në terminalin e vetëm të Beratit, që ndodhet ne lagjen e Kombinatit, autobusët e linjave drejt Tiranës, Durrësit, Vlorës, Kuçovës dhe zonave të tjera qëndrojnë për orë të tëra në pritje të pasagjerëve. Shumë prej tyre nuk nisen fare, për shkak të mungesës së udhëtarëve.
Sipas operatorëve të transportit, situata po përkeqësohet dita-ditës, duke i detyruar ata të reduktojnë flotën. Linja Berat–Tiranë është ulur me rreth 30%, ndërsa linja Berat–Kuçovë me 40%. Edhe transporti drejt ne fshatra është prekur ndjeshëm. Drejt Lumasit nisen vetëm 3 autobusë, nga 7 mjete që operonin më parë.
“Është operimi i veturave pirte me targa të bardha pa asnjë lloj licence. Linjat e Poliçanit dhe Skraparit drejt Tiranës që krijojnë stacione në Berat që është e palejueshme. Veturat e targa të verdha që operojnë vajtje-ardhje që sipas ligjit ato duhet me vajtje ose kthim bosh. Për ne është e papërballueshme, nafta është rritur. I lutemi shtetit të na ndihmojë e urban, të marrë masa për këto makinat e vogla. Me këtë naftë një makinë do 80 mijë lekë, gati 40 litra naftë. Me ca të vijnë këta njerëz me gjysmë ore që jemi ne në stacion. Nuk duam gjë mbi rregullat, vetëm të zbatohen”, thanë shoferët.
Shoferët dhe pronarët e linjave shprehen se janë drejt falimentimit për shkak te rritjes se kostos dhe mungesës se pasagjerëve.
“Janë furgonat 8+1 që punojnë nga Ura në Berat dhe nga Berati në Urë. Këta ndalojnë nëpër stacionet e autobusëve dhe marrin pasagjerët. Ne nuk po i përballojmë kostot dhe shpenzimet, jemi të falimentuar. Ka reduktim të autobusëve gati 30-40%. Furgonat sipas ligjit duhet të ikin plot dhe të vijë plot ose anasjelltas. Këta ikin cdo stacion të autobusit dhe nuk të lënë të operosh. Jemi të falimentuar. Po i paguajmë shoferët me lek nga xhepi”, thanë shoferët.
Përveç kësaj, ata ngrenë shqetësimin për konkurrencën e pandershme nga mjetet “pirate”, të cilat operojnë pa licencë dhe jashtë çdo kontrolli ligjor.
“Janë shumë makina pa letra. ndalojnë nëpër stacione dhe bëjnë konkurrencë me ne. Pastaj janë dhe furgonat, e njëjta gjë dhe ata, marrin pasagjerët. Marrim lek borxh. Po nuk ishte autobusi plot nuk kalojmë dot. Nga 7 makina, 3 makina kemi ngelur tani. I lutemi shtetit të marrë masa”, thanë shoferët.
Operatorët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë me masa konkrete, duke kërkuar rimbursim për çmimin e naftës dhe kontroll më të rreptë ndaj transportit të paligjshëm.
Komente









