Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave! Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve
Prezantimi i draftprojektit te restaurimit ne Muzeun Historik
Në kuadër të restaurimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, programi "Eu for Culture" , i zbatuar nga UNOPS, përmban edhe rivitalizimin e Muzeut Historik Kombëtar. Në projekt dizajnin që merr deri një vit kohë, Bashkimi Evropian do të financojë një rikonceptim të hapësirave të Muzeut dhe forcim të strukturave ekzistuese, pa zgjerim hapësirash të brendshme në ndërtesë, por më shumë hapësirë ekspozuese për sektorë të tjerë.
Koncepti që propozohet përfshin idenë e të rrëfyerit historinë përmes objekteve, edhe sa i përket Etnografisë, Arkeologjisë apo Letërsisë vendase. Në riorganizimin e hapësirave po planifikohet edhe laboratori i restaurimit, bërja funksionale dhe e vizitueshme e katit nëntokësor (pjesë dhe Arkiva), por edhe rimodelimi i hapësirave të jashtme, për zona pushimi dhe ekspozita në atriumin e Muzeut. Puna e restaurimit siç ka shpjeguar Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mund të shkojë deri në dy vjet.
Në prezantimin e draftprojektit në Muzeun Historik, morën pjesë krahas Margaritit, arkitekti Jesus Hernandez, drejtuesja e UNOPS Albania Pamela Lama, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koci, ekspertë të trashëgimisë kulturore, si dhe përfaqësues të Akademisë . Siç bëhet e ditur, ky ishte prezantimi i parë i një sërë konsultimesh që do të përfshijë të gjitha grupet e interesit.
Marrëveshjen “EU4CULTURE” ka dedikuar 40 milionë euro në rigjallërimin e qendrave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Programi përfshinëe objekte si Muzeu Arkeologjik dhe Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, qendra të rëndësishme si Amfiteatri i Durrësit, si dhe kështjella e monumente fetare.
A.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
67%
-
Jo
25.3%
-
S'kam mendim
7.7%
Vota total: 1837
Lajme të tjera
-
Këshilli për Integrimin Europian, Opozita: Reforma zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për 14 majin! SPAK të emërojë një prokuror të posaçëm
27 Janar, 13:44
-
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën
27 Janar, 11:42
-
Kosovë/ Albin Kurti: Marrëveshja për Asociacionin, e vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses
26 Janar, 13:04
-
BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi
25 Janar, 09:44
-
Frrok Çupi: Amerikën po e fusnin në kurth këtu në Tiranë
25 Janar, 09:12
-
Pesë diplomatët e SHBA-së dhe BE-së vizituan Prishtinën dhe Beogradin për dialogun Kosovë-Serbi, Borrell njofton ministrat e Unionit mbi ecurinë
23 Janar, 13:34
-
Prezantohen dy drejtorët e rinj të TK dhe TKEKS e pranishme edhe Margariti! Çelet edhe për këtë vit thirrja për Fondin e Teatrit për të rinjtë
23 Janar, 12:16
-
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, diskutime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
23 Janar, 09:09
-
Dialogu Kosovë -Serbi, diplomatët amerikanë dhe evropianë shtojnë trysninë për rifillimin e bisedimeve
21 Janar, 17:58
-
Vullnetarë serbë luftojnë krah forcave ruse? ‘Trazira’ në Beograd, Vuçiç mohon përfshirjen me Wagner, por qëndrimi i tij ndaj Moskës mbetet neutral
20 Janar, 08:13
-
BE, kritika ndaj ministrit të Jashtëm rus për mosrespektimin e kujtimit të viktimave të Holokaustit
20 Janar, 07:52
-
Rama në Davos: Nëse do aplikonit standardet që na kërkoni ne, gjysma juaj nuk ishin në BE! Të mbështetet me fonde Ballkani Perëndimor
19 Janar, 20:29