Restaurimi i shtëpive në Pedonalen ‘Kol Idromeno’ në Shkodër, Ministrja e Kulturës: Grante për pronarët në zona muzeale

Shtëpitë karakteristike në pedonalen e Kol Idromenos në Shkodër pritet të rikthehen në identitet. Pronarët e tyre do të përfitojnë nga bonusi i rijetëzimit, akorduar nga Ministria e Kulturës.

“Vijmë me këtë formulë që është mbështetje financiare në formë granti nga qeveria për banorët e shtëpive private jo detyrimisht monument kulture por që janë brenda zonave muzeale, që kanë potencial të fjetur për zhvillimin e qendrës së qytetit. Vijmë me këtë formulë për herë të parë me këtë formulë edhe pse ligji i detyron të dyja palët të bashkëpunojmë. Synimi është të kemi fillimin e mirë që në këtë vit të parë të kthehen në modele të mira për vazhdimësi. Është program që do përsëritet çdo vit. fondi për këtë vit është 100 mln lek të reja, pas rezultateve të këtij viti do synojmë ta shtojmë vitet pasardhëse”, tha Margariti.

Projektet restaurimeve do të përzgjidhen nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë. 

“Me këtë formulë me bonusin, projektet do të kalojnë në këshillin kombëtar të trashëgimisë, kemi vendosur limite për konfigurimet artitektonike”, vijoi ministrja.

 Këto grante ndahen në dy kategori, i pari për restaurimin e fasadës apo çatisë me vlerë deri në 10 mijë dollarë dhe i dyti për vënien në funksion ekonomik të shtëpive muzeale me vlerë deri në 50 mijë dollarë.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja