Restaurohet filmi 'Mësonjëtorja', prodhimi artistik i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka restauruar filmin “Mësonjëtorja”, prodhim i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pjesë nga filmi ku shkruan se i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.

‘Mirëmëngjes dhe me "Mësonjëtoren", filmin që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit, ju uroj një ditë të bukur.

Dafina, e interpretuar nga Roza Anagnosti, një grua e re e shkolluar kthehet në qytetin e saj, për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut. Për të ndaluar përpjekjet e Dafines, për ngritjen e shkollës, klerikët përpiqen të eliminojnë njerëzit që i vinin në ndihmë mësueses së re. Ata çkishërojnë dhe tentojnë të helmojnë xhaxhanë e saj, Stefan Bardhin si dhe i vënë flakën shkollës.

Filmi është një realizim-homazh për Rilindjen Kombëtare dhe përpjekjet e rilindasve për përhapjen e gjuhës shqipe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • odiooo: 12/09/2023 08:52

    Zot ça i kane bo ketij veni keta palo greker...bastarde !

    Përgjigju
    • Ben: 12/09/2023 09:47

      Turku 500 vjet e shkaterroj kte vend ti thua Greqia.Ik mor rrot ...k.

    • Yanullatosi: 12/09/2023 09:15

      Mallkuar qoftë gjuha shqipe. Zoti merr vesh vetëm greqisht dhe arabisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini