Restorantet në Romë sfidojnë rregullat antiCOVID

Restorantet në Romë sfidojnë rregullat antiCOVID

Disa pronarë restorantesh në Romë kanë sfiduar kufizimet e vendosura nga qeveria, duke i mbajtur dyert e hapura për klientët edhe në mbrëmje. Një pronar restoranti i irrituar tha se lëvizja ishte si "një protestë e sjellshme" dhe "mosbindje civile", pasi ata ftonin klientët të darkonin të Premten mbrëma  edhe pse masat e vendosura për të luftuar përhapjen e COVID-19 e ndalonin një gjë të tillë.  Në Romë madje edhe udhëtimet u ndaluan pasi Italia vazhdon të luftojë me një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja, një histori e parë në të gjithë Evropën dhe pjesën më të madhe të botës.

Armando Minotti, pronar i restorantit Loste Ria në jug të qytetit, tha se për ta është tejet e vështirë të vazhdojnë në këtë mënyrë pasi humbjet po e bënin të pamundur mbijetesën e biznesit dhe tha se ndihma financiare e qeverisë nuk ishte e mjaftueshme.

Nëpër qytet, Fuoco & Farina la të gjitha picat të digjen në shenjë mosbindjeje civile.  Ata kanë një thirrje që të mbyllen të  gjitha bizneset si marsin e kaluar dhe t’i jepet fund sipas tyre drejtësisë sa kohë ka ende biznese të cilat vazhdojnë të jenë të hapura. Italia është një nga vendet evropiane që është goditur më shumë nga pandemia, me rreth 2,336,279 raste të konfirmuara dhe 80,848 viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja