Ndërkohë që shumë restorante në Amerikë po bëhen gjithnjë e më të përshtatshëm për familjet me fëmijë, një ndër restorantët më popullorë në Monterey në Kaliforni ndalon fëmijët që qajnë dhe bëjnë zhurmë. Pronari i restorantit “The Old Fisherman Grotto”, Chris Shaka tregon se e ka patur prej vitesh këtë linjë veprimi vetëm se tani ka vënë një tabelë në hyrje të lokalit që e zyrtarizon dhe paralajmëron klientët për çfarë i pret në raste të tilla.

Por klientët e restorantit shprehen shumë të indinjuar dhe thonë se kjo është një mënyrë jomikpritëse për familjarët. Madje për një prej tyre është tërësisht e pakuptueshme për shkak se zona në të cilën ndodhet lokali është e mbipopulluar nga turistë familjarë që vijnë me fëmijët e tyre dhe punonjësit e restorantit kanë urdhër të mos lejojnë asnjë fëmijë të futet brenda për shkak se nuk i dihet kurrë nëse nisin të qajnë apo bëjnë rrëmujë.

Një tjetër tursiste thotë se zakonisht në një restorant pritet të të sjellin një karrige të lartë për t’i bërë fëmijët të ndihet sa më rehat ndërsa ktu praktikisht ata “përzihen” nga restoranti. Megjithatë pronari i lokalit vazhdon me këtë politikë pasi mendon se klientët besnikë që vijnë aty janë të sigurtë për qetësinë që u ofrohet, dhe fakti që ai nuk ka patur asnjëherë ulje gjatë këtyre viteve është një tregues për ecurinë në rritje të biznesit.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)