Imagjino të organizosh një festë beqarie, të harxhosh nje tufë me para që cdo gjë të shkojë sipas planit dhe në fund të zhgënjehesh nga shërbimi. E sikur të mos mjaftojë kjo, të ‘hash’ ca fyerje e të shara nga punonjësit e restorantit, aq sa mos të të shkojë më mendja për t’u martuar.

Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur Melissa Grogan Morgan, nuses së ardhshme 27-vjecare, e cila shkoi në një restorant me 17 miq e familjarë dhe ngeli e pakënaqur me shërbimin. Rezervat e saj, Morgan i publikoi në rrjetin social Facebook ku edhe e vlerësoi minimalisht restorantin dhe shërbimin e tij.

Po nëpërmjet këtij rrjeti social, personeli përgjegjës i restorantit, në vend të kthente një përgjigjë konstruktive apo të kërkonte falje, iu kthye 27-vjecares dhe grupit të saj me harbutëri dhe agresivitet, duke i quajtur ‘plehra injorante’, ‘të shëmtuar’ apo ‘llum’. Shprehën gjithashtu keqardhje të thellë për dhëndrin që do lidhë jetën me një person të tillë.

Në fund të gjithë këtij mllefi, restoranti u shpreh se nuk do të pranonte kurrë më festa beqarie ‘të lira’, që sjellin në ambientet e tyre njerëz ‘injorantë’ që nuk mund të përshtaten kurrë me ambiente ‘elitare’ si restoranti i tyre e sjellin kështu shqetësime edhe për klientët e tjerë ‘të denjë’.
 
Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që stafi i këtij restoranti tregohet i pasjellshëm me klientët e pakënaqur. 
restorant 
restorant
restorant
restorant
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)