Policia ka finalizuar me sukses operacionin anti-drogë të koduar "RESULAJ" sot në Vlorë. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar nga policia 22 kg e 320 gr lëndë narkotike të llojit "Cannabis sattiva".
 
Në bazë të këtij operacioni, policia ka arrestuar në flagrancë 2 personave në aksin rrugor "Resulaj - Selenicë". Të arrestuarit janë Fatjon Zykaj, 30 vjeç, banues në fshatin Resulaj - Vlorë si dhe Pajtim Basho, 50 vjeç, banues në Bashkinë Selenicë - Vlorë.
 
Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, këta shtetas, kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tip "Audi A-3" me targë Vl5011C, në pronësi të shtetasit Fatjon Zykaj, në aksin rrugor pranë fshatit Resulaj, kur i janë nënshtruar një kontrolli nga policia.
 
vlore droge

op antidroge resulaj

op antidroge resulaj

Gjatë këtij kontrolli të ushtruar në automjet, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 19 kg e 400 gr, të llojit "Cannabis sattiva" (fshehur në bagazhin e këtij mjeti, mbështjellë me thasë prej thurje).

Pasi është sekuestruar kjo sasi lënde narkotike, Policia ka ushtruar kontroll edhe banesën e të arrestuarit, Fatjon Zykaj, në fshatin Resulaj, ku është sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 820 gr, të llojit "Cannabis sattiva" (fshehur në katin e 2-të të kësaj banese).

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit: Pajtim Basho, në Bashkinë Selenicë, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 100 gr, të llojit "Cannabis sattiva" (futur në një çantë sportive dhe fshehur në një kuti kartoni).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 3 aparatë celularë. 

op antidroge resulaj
 Foto të tjera..