Retorika tensionuese mes
Greqisë dhe Shqipërisë 

Retorika tensionuese mes<br />Greqisë dhe Shqipërisë 
Kërcënimi i Nikos Kotzias

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së axhendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. ‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”.
 
 
Reagimi i kryeministrit Rama
 
“Jemi dy vende anëtare të NATO-s, dhe siç e dimë ne e dinë dhe fqinjët tanë grekë, kështu që këto lloj deklaratash janë konsum i brendshëm që nuk është i panjohur në politikën greke dhe s’ka asnjë problem për ne. Nuk i marrim dot seriozisht si kërcënime, sepse unë nuk i konsideroj kërcënime, i konsideroj një shprehje vetëndjehjeje nga ana e fqinjëve tanë atje brenda. Por ne s’kanë çfarë force na tregojnë fare. Ne jemi në Shqipëri dhe jemi këtu në lirinë dhe të drejtën tonë për tu futur e për të dalë në skenën politike si të duan. Kemi të drejtën tonë për të ndërtuar koalicionet që duam dhe nuk e imagjinoj dot që ne të kemi vërejtje se me kë bën koalicion në Greqi një X me një Y. Prandaj e kam thënë dhe e përsëris se çfarë bëjmë ne këtu me politikën tonë dhe me njëri-tjetrin nuk është një çështje ku presim këshilla apo presim vërejtje nga fqinjët tanë”.

 
Përgjigja e Shpëtim Idrizit
 
“Në gjithë këtë situatë të ngarkuar politike, nuk kemi patur mundësi të mërzitemi, sepse na ka zbavitur shumë shpirti gaztor i z. Nikos Kotzias. Ministri i Jashtëm grek befas na shfaqi anën e tij qesharake duke e pasuruar gjithë këtë hulli ballkanike me humorin e tij të pasur. Besoj se e ndoqët kërcënimin e tij me sulme nga ajri, toka dhe deti dhe forcën që ka ushtria e Greqisë. A e dini se çfarë më është kujtuar kur ndiqja përroin psikik të shefit të diplomacisë së shtetit fqinj? M’u kujtua shoku Enver. A e mbani mend, kur kërcënonte Aleancën Euroatlantike se Sazanin e kemi hekur dhe beton? Tigër prej letre shoku Enver, tigër prej letre shoku Nikos”. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin