Reuters: Armët kimike mund të
asgjësohen në det të hapur 

TIRANE- Procesi për shkatërimin e armëve kimike të Sirisë, mund të bëhet në në det. Këtë gjë e deklarojnë disa burime pranë Organizatës Ndërkombëtare, që ka si detyrë shkatërimin e këtij arsenali kimik. 

Katër ditë pasi Shqipëria refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomatë perëndimorë dhe një funksionar i Organizatës për shkatërimin e armëve kimike që morën pjesë në Konferencën e Hagës u shprehën për  Reuters  se OPCW (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ONAK në shqip) po konsideron edhe opsionin që procesi të kryehet në det, në një anije, apo një impjant të vendosur në det të hapur.

Funksionari i OPCW nënvizon se mendon që kjo gjë është teknikisht e mundur. 

Disa ekspertë të pavarur kanë thënë se edhe shumë shtete të tjerë, në veçanti Japonia, e kanë kryer një proces të tillë në det.

Ky opsion, është marrë në konsideratë, duke parë refuzimin e disa qeverive në botë, siç edhe refuzimi i qeverisë shqiptare, ku pati shumë protesta të cilat kundërshtonin shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. 

TEKNIKISHT E MUNDUR
Sipas një specialisti të pavarur në këtë fushë, Ralf Trapp, ky operacion është teknikisht i mundshëm dhe faktikisht një operacion i tillë në është kryer edhe më parë. Japonia, ka shkatërruar qindra bomba kimike në një impiant `offshore`, apo në det të hapur, disa kohë më parë. Trapp, u shpreh se krijimi i një impianti i shkatërrimit të armëve, mbi një platformë lundruese, nuk mund të jetë më i ndryshëm se ai që u vendos në Detin Paqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u shkatërruan një pjesë e mirë e arsenalit kimik deri në vitin 1990.

Trapp deklaroi se arsenali i Sirisë, kërkon një trajtim më kompleks, se ai i dy bombave të Luftës së Dytë Botërore, që u gjetën në Japoni, për tu ç`aktivizuar më pas në Kanada në 2004-2006 .
Ai u shpreh gjithashtu se arsenali sirian përbëhet nga lëndë kimike, të destinuara për fabrikim të armëve, në një fazë pasardhëse.

Që do të thotë se neutralizimi i tyre me produkte të tjerë kimikë, në një proces të quajtur hidrolizë, do të prodhonte sasi të mëdha të lëngjeve toksikë.

Sipas Trapp, nëse do të përdoret procesi I Hidrolizës, nuk do të kishte mbeturina toksike, por do të kemi probleme të tjera përsa ipërket ndotjes ambientale.

1300 TON GAZ SARIN 
Presidenti sirian Bashar al-Assad, ka pranuar të dorëzojë arsenalin e armëve kimike pas kërcënimeve nga ana e Washingtonit, për një sulm të mundshëm ushtarak në territorin sirian. Edhe pse Bashar Al Assad, nuk ka pranuar se ka të ketë përdorur armë kimike ndaj popullit të tij më 21 gusht të këtij viti, duke akuzuar gjithmonë rebelët për këtë gjë.

Inspektorët e OPCW, kanë kontrolluar Sirinë duke deklaruar se aty ndodhen 1.300 ton gaz sarin. Organizata në fjalë, javën e kaluar ka vendosur, që pjesa më e madhe e këtij arsenali kimik do të dërgohet jashtë Sirisë, brenda vitit 2013-të dhe do të shkatërrohet brenda vitit 2014-të. 

Ndërkohë, kërkohet një siguri shumë e madhe, nëpër rrugët e kryeqytetit sirian, gjatë transportimit të arsenalit të armëve kimike në Portin e Latakia-s. Sipas disa burimeve, refuzimi i ardhur nga Shqipëria, ditën e premte, datë 15 nëntor, i ka surprizuar negociatorët e kësaj çështje dhe kanë çuar në një ndryshim rrënjësor, në vazhdimësinë e planit dhe shkatërrimin e armëve në kohën e parashikuar.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen