Planifikimi ushtarak i SHBA-ve kundër Iranit ka arritur në një fazë të avancuar me opsione që përfshijnë shënjestrimin e individëve si pjesë e një sulmi dhe madje edhe ndryshimin e regjimit në Teheran, nëse urdhërohet nga Presidenti Donald Trump.
Kështu u shprehën dy zyrtarë amerikanë për Reuters.
Opsionet ushtarake janë shenjat e fundit se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një konflikt serioz me Iranin nëse përpjekjet diplomatike dështojnë.
Reuters raportoi për herë të parë javën e kaluar se ushtria amerikane po përgatitet për një operacion të qëndrueshëm disajavor kundër Iranit, i cili mund të përfshijë goditjen e objekteve të sigurisë iraniane, si dhe infrastrukturës bërthamore.
Zbulimet e fundit sugjerojnë një planifikim më të detajuar dhe ambicioz përpara një vendimi nga Trump, i cili ditët e fundit ka folur publikisht për idenë e ndryshimit të regjimit në Republikën Islamike.
Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës delikate të planifikimit, nuk ofruan detaje të mëtejshme se cilët individë mund të jenë në shënjestër ose se si ushtria amerikane mund të përpiqet të kryejë ndryshimin e regjimit pa përdorur një forcë të madhe tokësore.
Ditën e djeshme në mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashingon, presidenti Donald Trump deklaroi se brenda 10 ditëve do të qartësohet nëse Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje me Iranin për programin e tij bërthamor apo do të ndërmarrin veprime ushtarake.
Uashingtoni ka rritur praninë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme javët e fundit dhe së fundmi ka dërguar aeroplanmbajtësen e dytë në Detin Arabik.
Sipas disa raportimeve, fuqia ajrore amerikane në rajon ka arritur tani nivelin më të lartë që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.
Komente









Amerika dhe Izraeli dote sulmojne nga ajri sebashku kurse ne toke dote humbasin mijera ushtare por kjo nuk eshte lufte Irano Amerikane por Irano Izraelite Amerika vetem ndihmon por le te ndodhe kemi rezervuar ushqim per 1 muaj,keta jan Idiotet e shekullit 21.
Përgjigju