Kryeministri Edi Rama ishte dje në Uashington teksa mori pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes të formuar dhe drejtuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. Në ‘Sot, Live në Shqipëri’, ishte i ftuar ish-deputeti Ralf Gjoni dhe analisti Arben Meçe, të cilët diskutuan rreth kësaj çështje.
Ralf Gjoni tha se mbledhja e parë e Bordit të Paqes pati një mbulim mediatik ndërkombëtar minimal. Gjoni vlerësoi Ramën që preku çështjen e 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nuk sjell asnjë ndryshim në jetën shoqërore dhe politike në vend.
“Ajo që më bezdis nga Bordi i Paqes është shumë i fokusuar tek interesat e Amerikës. Rama e përdori fjalimin dje për të prekur një temë që është në interesin tonë. Shumë mirë që do të ndërtojnë në Gaza, po nuk kemi ujë të pijshëm në Tiranë. Nëse nuk marrim pjesë financiarisht në këtë Bord, atëherë kontributi ynë do të margjinalizohet. Ne do të çarmatosim Hamasin në gaza ndërkohë që këtu po mbytemi me miliona euro të Belinda Ballukut, të dhënat të mijat he të tuat janë në duart e një super krimineli si Ergys Agasi dhe ne tani mezi po presim të jemi të Bordi i Paqes. Bordi i Paqes nuk ia ndryshon jetën Shqipërisë”, tha ish-deputeti.
Nga ana tjetër, analisti Arben Meçe tha se presidenti Trump ka shprehur vlerësim për kryeministrin Rama. Një detaj që nxori zbuluar aleancat sipas Meçes, ishte dhe pozicionimi i Ramës pas Trump në foton familjare, duke hedhur kështu poshtë tezat e PD për raporte jo të mira mes Ramës dhe Amerikës.
Meçe u shpreh se në këtë kuadër zhvillimesh, Trump shihet se një aleat i kryeministrit Edi Rama, ndërsa ishin në një mendje sa i përket mosekzistencës së qasjeve sorosiane apo trumpiste, fabula sipas Gjonit që besohen vetëm në Tiranë. Ish-deputeti tha se këto narrativa përdoren nga opozita sot që funksionon si asistente e partisë në pushtet.
“Kjo puna e sorosianëve nuk e ka problem Trump ,e vetëm ne në Tiranë i besojmë këto fabula. Nuk ekziston më teza e sorosianëve në Amerikë. Këtë e përdor PD që është asistente e partisë në pushtet”, tha Gjoni.
Komente









